RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Niger, dhuna e vazhdueshme ka zhvendosur 20 mijë njerëz të tjerë brenda vendit

niger,-dhuna-e-vazhdueshme-ka-zhvendosur-20-mije-njerez-te-tjere-brenda-vendit

Kombet e Bashkuara (OKB) raportuan se dhuna dhe sulmet e fundit në Niger shkaktuan që më shumë se 20.000 njerëz të zhvendosen brenda muajit të kaluar, transmeton Anadolu.

Përfaqësuesi i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) në Niger, Emmanuel Gignac, në konferencën javore për shtyp në Zyrën e OKB-së në Gjenevë bëri vlerësime për situatën në Niger, ku ndodhi grusht shteti ushtarak më 26 korrik.

Duke deklaruar se ata janë thellësisht të shqetësuar për situatën humanitare që përkeqësohet me shpejtësi në Niger, Gignac tha: “Dhuna dhe sulmet e fundit kanë rezultuar në zhvendosjen e brendshme të më shumë se 20.000 njerëzve muajin e kaluar. Kjo ka rritur rreziqet për refugjatët, azilkërkuesit dhe pritësit e tyre”.

Duke theksuar se zhvendosjet e brendshme janë kryesisht në rajonet Tillaberi dhe Diffa, Gignac deklaroi se ka edhe lëvizje të popullsisë nga vendet fqinje drejt Nigerit dhe se më shumë se 2.500 njerëz nga Nigeria, Mali dhe Burkina Faso kanë aplikuar për azil në Niger këtë muaj.

Nigeri pret më shumë se 700.000 njerëz të zhvendosur me forcë

Duke thënë se rritja e vazhdueshme e sulmeve të armatosura, si dhe shirat e dendur në vazhdim, përkeqësojnë situatën për personat e zhvendosur brenda vendit, refugjatët dhe azilkërkuesit dhe njerëzit e tjerë të cenueshëm, Gignac tha, “Nigeri aktualisht ka 350.000 refugjatë dhe azilkërkues dhe 350.000 të zhvendosur brenda vendit. Është shtëpia e më shumë se 700.000 personave të zhvendosur me forcë”.

Gignac nënvizoi se rritja e inflacionit, mungesa e burimeve dhe shërbimeve, si dhe problemet socio-ekonomike në Niger e kanë vënë popullsinë e cenueshme edhe më të tendosur si rezultat i kufizimeve të fundit të lëvizshmërisë.

Duke shpjeguar se OKB-ja vazhdon aktivitetet e saj të ndihmës në vend pavarësisht nga shumë vështirësi, Gignac gjithashtu tha se UNHCR financoi 39 për qind të thirrjes për ndihmë prej 135.7 milionë dollarësh, të nisur për ndihmën humanitare në Niger këtë vit.

Grushti i shtetit në Niger

Presidenti Mohammad Bazum në Niger u arrestua nga elementë të Regjimentit të Gardës Presidenciale më 26 korrik dhe atë mbrëmje ushtria njoftoi se kishte marrë pushtetin.

Gjeneral Abdurrahmane Tchiani, komandant i Regjimentit të Gardës Presidenciale më 28 korrik u bë kreu i qeverisë kalimtare të quajtur CNSP.

CNSP emëroi Lamine Zeine si kryeministër më 7 gusht dhe më 10 gusht shpalli kabinetin prej 21 anëtarësh, i përbërë nga ushtarë dhe civilë.

Related posts

Brenda 24 orëve 55 aksidente trafiku: Konfiskohen 34 patentë shoferi

admin6

Nëna e dëshmorit ndjen dhimbjen si në ditën e parë për djalin që ra dëshmor në grusht shtetin e 15 korrikut

rezart morina

Izraeli vendos forca policore shtesë rreth Xhamisë Al-Aksa përpara Ramazanit

RTI