RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur

dita-nderkombetare-e-personave-te-zhdukur

Sot është Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur. Më shumë se dy dekada pas përfundimit të luftës, në Kosovë vazhdojnë të mungojnë edhe mbi 1600 persona, të zhdukur me dhunë.

Për të shënuar këtë ditë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të bëjnë nderime te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë.

Gjithashtu, Zyra e Kryeministrit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, organizojnë homazhe pranë përmendores dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.

Homazhet do të fillojnë nga ora 10:00.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, të zhdukur kanë qenë rreth 6.500 persona. Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tash janë gjetur rreth 70 për qind e të zhdukurve. /kosovapress

Related posts

Kievi: Moska planifikon të lëshojë deri në 1 000 dronë në ditë këtë vit

RTI

“Autorët do marrin dënimin më të ashpër!”- Vrasja e 8-vjeçares në Turqi, Erdogan zotohet të vendosë drejtësi: Do jem personalisht në çdo gjyq

admin

Rusia bllokon plotësisht WhatsApp, Peskov u bën thirrje qytetarëve të përdorin aplikacion e monitoruar nga shteti

admin