RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zjarret në ditën e 12-të në Greqi, intensifikohen sërish në disa zona

zjarret-ne-diten-e-12-te-ne-greqi,-intensifikohen-serish-ne-disa-zona

Zjarret në Aleksandropoli dhe Evros në Greqi, edhe pse janë vendosur në masë të madhe nën kontroll, intensifikohen sërish vende-vende në rajon, transmeton Anadolu.

Pas zjarrit që u intensifikua sërish në zonë pyjore në fshatrat Sidiro dhe Yannuli, Agjencia e Mbrojtjes Civile kërkoi nga banorët e fshatit që të qëndrojnë larg zonës.

Sipas të dhënave satelitore të Observatorit të Zjarreve të Pyjeve (EPADAP), në zjarrin që filloi më 19 gusht në Aleksandropoli dhe Evros, deri më 28 gusht janë djegur rreth 82 mijë hektarë sipërfaqe.

Ndërkohë, është vërejtur se zjarri ka rifilluar sërish në zonën pyjore në fshatin Kalaycidere në qytetin Rodop, në të cilën përfshihen edhe Komotini dhe fshatrat e tij.

Për shuarjen e zjarreve në rajon, Greqisë i ofrojnë mbështetje ekipet nga Administrata Greke Qipriote (GCA), Gjermania, Bullgaria, Serbia, Franca, Çekia, Rumania, Sllovakia dhe Shqipëria.

Related posts

Serbët djegin veturën e Tëvë1 në Zubin Potok

rezart morina

Osmani u prit të takim nga Duka i Madh i Lukseburgut, e fton për vizitë në Kosovë

admin

Biden përshëndet hapin e presidentit Erdoğan lidhur me pranimin e Suedisë në NATO

rezart morina