RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria ndan rreth 13 milionë euro për tekstet dhe materialet shkollore

qeveria-ndan-rreth-13-milione-euro-per-tekstet-dhe-materialet-shkollore

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot, në mënyrë elektronike, mbledhjen e radhës në të cilën ka ndarë mjete për tekste shkollore dhe materiale tjera për nxënësit.

Sipas njoftimit të Qeverisë 6,323,380 (gjashtë milionë e treqind e njëzetë e tre mijë e treqind e tetëdhjetë) euro u ndanë për subvencionimin e teksteve shkollore për klasat 1-5, dhe 6,617,340 (gjashtë milionë e gjashtëqind e shtatëmbëdhjetë mijë e treqind e katërdhjetë) euro për subvencionimin e materialeve mësimore për klasat 1-9.

Ndryshe. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur platformën për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore.

Sipas njoftimit nga MASHTI, mjetet do të dalin në xhirollogari nga fillimi i javës së ardhshme.

“Aplikimin për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore mund ta bëni në Platformën E-Kosova deri në fund të muajit shtator”, thuhet tutje në njoftimin e MASHTI-t.

Ministria e Arsimit i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008.

Me propozimin për ndryshimin e kësaj praktike ka dalë të hënën ministrja Arbërie Nagavci.

Ajo ka thënë se institucioni që drejton, ka dështuar të arrijë marrëveshje me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, për faktin se, sipas saj, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.

Për rrjedhojë, ka thënë Nagavci, Ministria do t’u deponojë prindërve të nxënësve mjete në llogari, në mënyrë që ata t’i blejnë vetë librat.

Paralajmërimi i ministrisë se tekstet shkollore duhet të blihen nga prindërit e nxënësve me rimbursim, ka shkaktuar kritika nga opozita, thirrje për dorëheqje dhe frikë për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Related posts

Dhjetëra të vdekur në SHBA dhe Kanada nga të ftohtët

admin

Iran, termometrat arrijnë në 51,4 gradë

Muhamet Ramadani

Pritje deri në katër orë në Merdar për të dalë nga Kosova

admin