RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Administrata ushtarake në Niger do ta dëbojë ambasadorin e Francës

administrata-ushtarake-ne-niger-do-ta-deboje-ambasadorin-e-frances

Administrata ushtarake në Niger njoftoi se i është hequr imuniteti ambasadorit francez në Niamey, Sylvain Itte, dhe se i njëjti do të dëbohet, transmeton Anadolu.

Më 25 gusht, administrata ushtarake i tha ambasadorit francez 48 orë për t’u larguar nga vendi, por ai u largua.

Në notën e dërguar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Nigerit për Ministrinë e Jashtme Franceze, thuhet se Itte nuk do të mund të përfitojë nga privilegjet e statusit të tij diplomatik që nga 28 gushti, pasi ai nuk u largua nga vendi pavarësisht skadimit të kohës që i ishte dhënë, andaj edhe u anulua letra e tij kredenciale.

Raportohet se policia e Nigerit ishte udhëzuar të dëbonte ambasadorin Itte.

Gjithashtu thuhet se u anuluan kartat diplomatike dhe vizat e familjes së Itte-s.

Kur Ministria e Punëve të Jashtme të Nigerit i dha ambasadorit 48 orë për t’u larguar nga vendi, Franca deklaroi se “junta nuk është autoritet që mund të kërkojë largimin e ambasadorit francez”.

Ambasadori Itte nuk u largua nga vendi pavarësisht skadimit të kohës dhe presidenti francez, Emmanuel Macron përsëriti më 28 gusht se ata nuk do ta tërheqin Itte-n pavarësisht presionit.

Franca ka rreth 1.500 ushtarë në Niger dhe një bazë ushtarake pranë aeroportit Diori Hamani.

Administrata ushtarake, e cila erdhi në pushtet në Niger më 26 korrik, njoftoi se pesë marrëveshjet e bashkëpunimit ushtarak të nënshkruara me Francën u anuluan.

Grushti i shtetit në Niger

Presidenti Mohammad Bazum në Niger u arrestua nga elementë të Regjimentit të Gardës Presidenciale më 26 korrik dhe atë mbrëmje ushtria njoftoi se kishte marrë pushtetin.

Komandanti i Regjimentit të Gardës Presidenciale, Gjeneral Abdurrahmane Tchiani, më 28 korrik u bë kreu i qeverisë kalimtare të quajtur CNSP.

CNSP emëroi Lamine Zeine si kryeministër më 7 gusht dhe më 10 gusht shpalli kabinetin prej 21 anëtarësh, i përbërë nga ushtarë dhe civilë.

Related posts

Kryeministri britanik: Armëpushimi i mundshëm i Gazës nuk duhet të rrëzohet

admin

Senatorja amerikane: Përgjegjësit e sulmit të 24 shtatorit të japin llogari

rezart morina

“Putin nuk do të ndalet në Ukrainë”- Paralajmëron Biden: E gjithë Evropa është e kërcënuar!

admin