RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kolonët izraelitë i vënë zjarrin një xhamie pranë Salfitit në Bregun Perëndimor

kolonet-izraelite-i-vene-zjarrin-nje-xhamie-prane-salfitit-ne-bregun-perendimor

Një grup kolonësh izraelitë kanë sulmuar dhe djegur pjesërisht një xhami pranë qytetit Salfit në Bregun Perëndimor të pushtuar, raportoi agjencia palestineze Wafa.

Sipas një aktivisti lokal, kolonët hedhën lëndë djegëse në hyrje të xhamisë dhe shkruan fyerje raciste në muret e saj. Banorët e zonës arritën të fiknin zjarrin përpara se ai të përhapej në të gjithë ndërtesën.

Autoritetet palestineze e dënuan ngjarjen, duke e cilësuar atë një akt urrejtjeje fetare dhe pjesë të dhunës së përhapur së kolonëve izraelitë në territoret e pushtuara. /mesazhi

Related posts

Siria arreston anëtarë të ISIS-it, sekuestron armë në Halep

Irfan Jahiu

“Paniku i thatësirës”, britanikët boshatisin raftet me ujë në markete

admin

Albanese e OKB-së paralajmëron për përshkallëzimin e dhunës izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar

admin