RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të paktën 48 të vdekur në protestën anti-OKB në RD të Kongos

te-pakten-48-te-vdekur-ne-protesten-anti-okb-ne-rd-te-kongos

Të paktën 48 persona kanë humbur jetën në përleshjet mes policisë dhe protestuesve anti OKB-së në Republikën Demokratike të Kongos, transmeton Anadolu.

Forcat e sigurisë kanë ndërhyrë për të shpërndarë një demonstratë kundër OKB-së, e cila u organizua nga një grup në qytetin Goma në lindje të RD të Kongos të mërkurën, duke çuar në përleshje dhe vdekjen e 48 personave.

Një grup kristian-animist i quajtur “Besimi Natyror Judaik dhe Mesian ndaj Kombeve” u kishte kërkuar ndjekësve të tij të hynin në bazat e OKB-së dhe të kërkonin largimin e paqeruajtësve.

Udhëheqësit e komunitetit kanë thënë gjithashtu se ata kishin identifikuar shtëpitë e zyrtarëve të OKB-së në qytet dhe po përgatiteshin t’i plaçkitnin ato.

Related posts

Thriler në Greqi/ Gjendet foshnja e hedhur në koshin e mbeturinave nga prindërit, nënkryetari i bashkisë: Jam në shok, ishte…

admin

Presidenti Erdoğan takon homologun algjerian në Stamboll

admin

Kosovë/ Kurti pas përfundimit të bisedimeve me LDK: Nuk kemi marrëveshje politike

admin