RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Borell: Në fund të shtatorit do të mbahet takim ministror BE-Ballkani Perëndimor

borell:-ne-fund-te-shtatorit-do-te-mbahet-takim-ministror-be-ballkani-perendimor

Lufta në Ukrainë ka si efekt kolateral përshpejtimin e procesit të zgjerimit të Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainën, deklaroi sot përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel në konferencën për shtyp pas përfundimit të takimit jozyrtar të krerëve të diplomacisë së vendeve anëtare të Unionit në qytetin spanjoll Toledo.

“Ukraina do të bëhet anëtare e BE-së, e po ashtu edhe Ballkani Perëndimor. Por vendosja e një afati kohor (për zgjerimin) mund të mobilizojë energjinë tonë dhe energjinë e vendeve kandidate për anëtarësim, theksoi Borel, duke paralajmëruar se me propozim të presidencës spanjolle me BE-në në fund të muajit të ardhshëm do të mbahet një takim i përbashkët i shefave të diplomacisë së anëtarëve të Unionit me homologët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Siç njoftoi raportuesi special i MIA-s nga Brukseli, ai ka theksuar se zgjerimi është proces i bazuar në përmbushjen e kritereve.

“Një vend do të bëhet anëtare kur t’i plotësojë të gjitha kushtet, por është e rëndësishme t’i jepet shtysë politike procesit”, theksoi Borel, duke shtuar se vetë Unioni duhet të përgatitet për procesin e pranimit të anëtarëve të rinj.

Borel njoftoi se më 14 shtator do të mbahet një dialog i ri i nivelit të lartë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në përpjekje për të tejkaluar mosmarrëveshjet mes dy palëve.

Related posts

Dhjetëra mijëra izraelitë në rrugët e Tel Avivit kundër reformës gjyqësore

rezart morina

Izrael – Parlamenti voton projektligjin e diskutueshëm të reformës në drejtësi

rezart morina

Kosovë, përurohet restaurimi i Xhamisë “Alauddin” në Prishtinë – VIDEO

RTI