RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Azerbajxhani: Armenia tensionon situatën në rajon

azerbajxhani:-armenia-tensionon-situaten-ne-rajon

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi se Armenia tensionon situatën në rajon duke hapur zjarr ndaj pozicioneve të Azerbajxhanit në kufi, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e ministrisë, informohet se nga pozicionet që ndodhen në drejtim të njësisë se vendbanimit Zod të qytetit Vardenis (Basargeçer), ushtria armene sulmoi me mjete ajrore pa pilot komikaze (dronë), mortaja, topa dhe armë të kalibrit të ndryshëm ndaj pozicioneve të ushtrisë së Azerbajxhanit në Kalbajar.

Më tej theksohet se Armenia me këtë sulm të sajin tensionon situatën në rajon.

Ushtria e Armenisë ka dërguar personel dhe pajisje luftarake shtesë në rajonin e theksuar, thuhet në deklaratën ku njoftohet se pala armene po përpiqet të krijojë perceptim të gabuar në komunitetin ndërkombëtar përmes dezinformimit me qëllimin për të përgatitur terren për më shumë provokime.

Më tej theksohet se e gjithë përgjegjësia për tensionin dhe pasojat e shkaktuara janë të administratës ushtarake dhe politike të Armenisë.

Edhe Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit dënoi sulmet e Armenisë përmes një deklarate me shkrim.

“Këto veprime që kryhen nga ana e Armenisë për të tërhequr vëmendjen në një drejtim tjetër nga situata e tensionuar politike dhe sociale brenda vendit dhe për të mashtruar komunitetin ndërkombëtar në të njëjtën kohë për të, duhet patjetër të dënohen dhe të refuzohen nga komuniteti ndërkombëtar”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Si pasojë e hapjes së zjarrit nga ushtria armene ndaj pozicioneve të Azerbajxhanit në kufi, u plagosën 3 ushtarë azerbajxhanas, ndërsa ushtria azerbajxhanase dha kundërpërgjigje. Në mediat e Armenisë u publikuan lajme se në konflikt kanë humbur jetën 2 ushtarë armenë.

Related posts

Një lider i Hamasit vritet në ditën e tretë të operacionit izraelit në Bregun Perëndimor

admin

Teknikat e reja kirurgjikale janë arsyeja kryesore, dhurimi i veshkës është më i sigurt se ç’mendohej më parë

admin

KS-OKB thirrje anëtarëve për distancim nga veprimet që minojnë detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm

RTI