RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia “shumë e shqetësuar” me raportet se krimet e luftës të Izraelit mund të përbëjnë gjenocid

turqia-“shume-e-shqetesuar”-me-raportet-se-krimet-e-luftes-te-izraelit-mund-te-perbejne-gjenocid

Turqia po ndjek “nga afër” rastin për gjenocid të paraqitur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), raporton Anadolu.

“Ne jemi shumë të shqetësuar me raportet se krimet e luftës të Izraelit mund të përbëjnë gjenocid dhe ndjekim nga afër seancat në GJNP mbi shkeljet e Izraelit të Konventës së Gjenocidit të vitit 1948,” tha në një deklaratë zëdhënësi i MPJ-së turke, Öncü Keçeli.

“Okupimi izraelit, mentaliteti ekspansionist izraelit dhe veprimet që injorojnë plotësisht të drejtat e njeriut, ligjin ndërkombëtar dhe parimet morale, kanë çuar në situatën katastrofike në Gaza”, shtoi ai.

“Përpjekjet e anëtarëve të qeverisë izraelite për të larguar vëmendjen nga mizoritë që ata kryejnë nuk do të japin asnjë rezultat”, theksoi Keçeli.

Në ditën e dytë të seancës dëgjimore në Hagë, Izraeli hodhi poshtë akuzat e ngritura nga Afrika e Jugut në GJND se veprimet e tij në Gaza përbëjnë gjenocid.

Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës nga ajri dhe toka, ka vendosur një rrethim dhe ka ndërmarrë një ofensivë tokësore si hakmarrje për sulmin ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Të paktën 23.708 palestinezë janë vrarë dhe mbo 60 mijë janë plagosur në sulmet izraelite që atëherë, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës.

Related posts

Polonia shpall gjendjen e katastrofës për zonat e përmbytura! Kryeministri Donald Tusk premton ndihma deri në 240 milionë euro

admin

Rritet numri i viktimave në Gaza, 72,329 të vrarë dhe 172,192 të plagosur

RTI

Europol: Po rritet rreziku nga ekstremi i djathtë

admin