RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Për 6 muaj mërgimtarët dërguan në Kosovë 635 milionë euro, 14 % më shumë se vjet

per-6-muaj-mergimtaret-derguan-ne-kosove-635-milione-euro,-14-%-me-shume-se-vjet

Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar statistikat e Bilancit të Pagesave për muajin qershor 2023, ku figuron se vlera e remitancave deri në qershor të këtij viti ka arritur në 635.1 milionë euro.

Sipas BQK’së, kjo paraqet një rritje prej 14 përqind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Vjet kjo shumë ishte 555.4 milionë euro.

“Remitancat janë kategoria kryesore në kuadër të të ardhurave dytësore, vlera e të cilave deri në qershor 2023 shënoi 635.1 milionë euro, që paraqet rritje prej 14% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar (555.4 milionë euro ishte deri në qershor 2022)”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e BQK’së thuhet se bilanci tregtar në mallra në kuadër të BP, deri në qershor 2023, kishte deficit në vlerë prej 2.1 miliardë euro, që është deficit më i madh tregtar krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas BQK’së, shërbimet deri në qershor 2023 kanë shënuar bilanc pozitiv në vlerë 553.2 milionë euro, që paraqet rritje prej 36% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022 (407.8 milionë euro).Shpenzimet e udhëtimit të kosovarëve gjaë qershorit kanë arritur vlerën 58.9 milionë euro, prej të cilave 46 përqind janë shpenzime në Shqipëri.

“Kategoria kryesore e shërbimeve janë shërbimet e udhëtimi. Vetëm gjatë muajit qershor në Kosovë shërbimet e udhëtimit kanë arritur vlerën 141.3 milionë euro, vitin e kaluar në këtë periudhë kanë qenë 132.3 (7 % më të ulëta se këtë vit). Rreth 90% e shpenzimeve të udhëtimit në Kosovë, përkatësisht 126.6 milionë euro janë shpenzimet e diasporës.

Krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, diaspora këtë vit ka shpenzuar rreth 15% më shumë.Kurse shpenzimet e udhëtimit të kosovarëve jashtë, gjatë muajin qershor kanë arritur vlerën 58.9 milion euro që paraqet rritje prej 18% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, prej të cilave rreth 46% janë shpenzimet në Shqipëri”, thuhet në raport.

Related posts

“Një luftë e intensitetit të lartë në Evropë s’është më fantazi”- Paralajmërimi i Borrell: Nuk do të fillojë nesër, po…

admin

Rashiq për Kosovën dhe Serbinë: Duhet ta duam edhe nënën, edhe njerkën

rezart morina

Shembet ndërtesa në një plazh në Majorka, raportohet për dy të vdekur dhe disa të plagosur! Dhjetëra persona të bllokuar brenda

admin