RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mitsotakis: Zgjedhjet e përgjithshme më 21 maj

mitsotakis:-zgjedhjet-e-pergjithshme-me-21-maj

Zgjedhjet e përgjithshme do të zhvillohen më 21 maj, njoftoi sot kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis në hapje të një takimi të kabinetit.

Mitsotakis tha se një raundi i dytë i zgjedhjeve, nëse do të jetë e nevojshme, do të zhvillohet në fillim të muajit korrik.

Gjatë takimit, ministri i Brendshëm, Makis Voridis dhe ministri i Financave, Theodoros Skylakakis do të paraqesin mekanizmat në lidhje me administratën publike.

Mitsotakis, në pushtet që nga viti 2019, është përballur me një valë zemërimi publik për keqfunksionimin e sistemit hekurudhor, që shkaktoi një tragjedi të rëndë, pas përplasjes së një treni mallrash me një tren pasagjerësh ku vdiqen 57 persona, mbrëmjen e 28 shkurtit. /atsh

Related posts

Sveçla nga Bërnjaku: Policia po përmbush detyrat e saj duke siguruar ambient të qetë

admin

Gërvalla në Romë, merr pjesë në takimin ministror “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”

admin

U dyshua se po planifikohej një sulm terrorist, anulohen tre koncerte të Taylor Swift në Vjenë

admin