RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zv/kryeministrja bullgare: Maqedonia e Veriut ta zbatojë marrëveshjen, nuk do të ketë kushte të reja

zv/kryeministrja-bullgare:-maqedonia-e-veriut-ta-zbatoje-marreveshjen,-nuk-do-te-kete-kushte-te-reja

Bullgaria edhe njëherë i’a kujton Maqedonisë së Veriut, që kur t’i përmbushin obligimet që vetë kanë pranuar, atëherë eurointegrimet më nuk do të jenë ëndërr. Zëvendëskryeministrja bullgare dhe shefe e diplomacisë Marija Garbiel në seancën në pyetje deputetësh, siç ka transmetuar MIA, ka deklaruar se pozicioni i Bullgarisë është shumë i qartë – të përmbushen obligimet e dakorduara dhe pranuara në korrik të vitit 2022.

“Bullgaria do të vazhdojë shumë qartë ta mbrojë pozicionin e saj, të përkujtojë se qëndrojmë pas përmbushjes së të gjithë kushteve të lidhura me kompromisin nga korriku i vitit 2022, qartë do të kundërshtojmë tentimet për informata të rrejshme dhe dezinformata se Bullgaria ka kushte të reja, ndërsa ndërkohë qartë të qëndrojmë në gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë”.

Ajo i porositi deputetët, se Kuvendi Popullor i Bullgarisë mund të vazhdojë të jetë shumë i dobishëm, por nuk është në kompetencë të asnjë trupi ligjdhënës që të prononcohet për tema të këtilla.

Përndryshe, me 18 gusht 2023 në Kuvendi ka nisur debati për fillimin e ndryshimeve kushtetuese, i cili përfundoi po të njejtën ditë, edhe pse kishte hapsirë ligjore 10 ditë, për dabat. Mirëpo votimi nuk është bërë ende dhe nuk dihet as kur do të bëhet. Pushteti dhe kryeparlamentari thonë se seanca për votim do të caktohet kur të sigurohet shumica e nevojshme, kurse opozita akuzon se është bërë shkelje ligjore, duke e prolonguar senacën e votimit.

Për t’u bërë ndryshimet kushtetuese duhet dy e treta e votave, konkretisht 80 vota nga gjithsej 120 deputetë në Kuvend.

 

Related posts

ZPS dorëzon aktakuzën e ndryshuar ndaj Bahtijarit dhe Januzit

admin

Kryeministri Kurti takoi Koordinatoren Rezidente të OKB-së në Kosovë

RTI

Vuçiq dhe Aliyev: Serbia dhe Azerbajxhani mbështesin njëra-tjetrën në skenën ndërkombëtare

admin