RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mediat në Republikën Sërpska protestojnë kundër kodit të ri penal

mediat-ne-republiken-serpska-protestojne-kunder-kodit-te-ri-penal

Disa mediume në Republikën Sërpska në Bosnje e Hercegovinë kanë ndërprerë transmetimet e tyre mëngjesin e së martës në shenjë proteste kundër draftkodit penal në këtë vend.

Komuniteti i gazetarëve në këtë vend ka kërkuar tërheqjen e draftkodit, që vlerësohet se parasheh dënime të mëdha për “fyerje” e “shpifje”. Sipas tyre, nëpërmjet ndryshimeve në kod do të nisë represioni. Ata kanë thënë se me këtë kod do të hapej rruga që linçimet të cilësohen vepra penale.

“Paramendojeni shoqërinë pa media objektive. Ky është qëllimi i Kodit Penal të Republikës Sërpska. Në shenjë proteste, uebfaqet e mediave të lira do të errësojnë ekranin prej orës 10 deri në orën 12. Na përkrahni”, thuhej në thirrjen e tyre.

Gazetarët në këtë vend kanë vlerësuar se ky kod është kërcënim i madh për lirinë e shprehjes.

Gazetarët kanë protestuar të martën para objektit të Kuvendit në Republikën Sërpska, duke thyer lapsat e duke mbyllur gojën.

Related posts

Komanda e Forcave Tokësore kryen trajnimin “Simboli i Ujkut 2023”

admin

admin

63 vjeçarja në Prishtinë dyshohet se u vra rreth orës 02:00, rasti në polici është paraqitur 04:40

admin