RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Palestinë: Sheikh Sabri paralajmëron për bastisjet e kolonëve në xhaminë Al-Aksa

palestine:-sheikh-sabri-paralajmeron-per-bastisjet-e-koloneve-ne-xhamine-al-aksa

Imami i Xhamisë Al-Aksa, Sheikh Ekrima Sabri, të shtunën paralajmëroi për bastisjet e kolonëve hebrenj në xhaminë Al-Aksa për të përkujtuar festat hebraike në mes të muajit Shtator.

Sheikh Sabri nënvizoi se pushtimi izraelit po përfiton nga festat hebraike për të imponuar një fakt të ri të kryer në xhaminë Al-Aksa.

“Festimi i festave hebraike dhe kryerja e ritualeve talmudike përbëjnë pjesë të luftës fetare të zhvilluar kundër xhamisë Al-Aksa,” pohoi Sheikh Sabri.

Ai i bëri thirrje popullit palestinez që të intensifikojë praninë e tij në xhaminë Al-Aksa për ta mbrojtur atë kundër planeve izraelite të judaizimit.

Grupet izraelite kishin ripërtërirë thirrjet e tyre ndaj ndjekësve të tyre për të marrë pjesë në bastisjet masive në xhaminë Al-Aksa për të përkujtuar festat hebraike duke filluar nga 16 shtatori deri më 7 tetor. /mesazhi

Related posts

Shembja e urës pas përplasjes nga anija, shpëtohen nga uji dy persona, njëri në gjendje të rëndë! Ende mister fati i të tjerëve

admin

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, këta janë 15 deputetët e LDK-së

Muhamet Ramadani

BE kujton ‘detyrat e shtëpisë’: Kosova rrezikon rrugëtimin evropian, nëse nuk themelon Asociacionin

admin