RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Scholz: Do të vazhdojmë me zgjerimin e energjisë së rinovueshme pavarësisht kundërshtimeve nga FDP-ja

scholz:-do-te-vazhdojme-me-zgjerimin-e-energjise-se-rinovueshme-pavaresisht-kundershtimeve-nga-fdp-ja

Kancelari gjerman, Olaf Scholz thotë se nuk ndihet i provokuar nga kërkesa e partnerëve të koalicionit në Demokratët e Lirë (FDP) pro-biznesit për ndalimin e çmontimit të centraleve bërthamore duke e konsideruar çështjen të zgjidhur.

Në “Intervistën e Javës” në radion publike “Deutschlandfunk”, Scholz hodhi poshtë idenë se kërkesa ishte një provokim që shënjestronte atë personalisht, vetëm pak ditë pas një marrëveshjeje brenda kabinetit për të punuar më qetë.

“Energjia bërthamore ka përfunduar. Ajo nuk përdoret më në Gjermani. Heqja e centraleve bërthamore është bërë me ligj. Çështja e energjisë bërthamore është një “temë e ezauruar” në Gjermani. Nuk është nevoja të përballemi me kundërshtime fare”, theksoi ai.

FDP e ka bërë lëvizjen e saj në sfondin e kostos së lartë të vazhdueshme të energjisë elektrike, e cila është një barrë për ekonominë dhe veçanërisht për industrinë intensive energjetike.

Prandaj, grupi parlamentar i Socialdemokratëve (SPD) të Scholz dhe të Gjelbërve po bëjnë thirrje për një çmim të subvencionuar të energjisë elektrike për industrinë.

FDP është kundër këtij vendimi dhe Scholz dhe deri më tani ka qenë skeptik.

“Ne duhet të sigurojmë që Gjermania të ketë prodhim strukturor të lirë të energjisë. Ne po e bëjmë këtë me zgjerimin e energjive të rinovueshme, edhe me një ritëm që nuk ka ndodhur më parë”, tha Scholz./atsh

Related posts

Lajçaku për situatën në veri: Nëse kriza s’përfundon, të gjithë humbin

Muhamet Ramadani

Fitorja e Kurtit/Politologu: “Vetëvendosje” subjekt serioz, u rrit në këto zgjedhje. Opozita s’mund të fitojë me figura të ricikluara

admin

BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025

Muhamet Ramadani