RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Reshjet e shumta të shiut shkaktojnë përmbytje në Spanjë

reshjet-e-shumta-te-shiut-shkaktojne-permbytje-ne-spanje

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar vërshime të mëdha në disa pjesë të Spanjës, raporton BBC.

Shkalla më e lartë e paralajmërimit është vendosur në fuqi në rajonet e Madridit, Toledos dhe Cadizit.

Ndeshja e futbollit e paraparë të luhet të dielën mes Atletico Madridit e Sevillas është shtyrë shkaku i shiut.

Banorëve në Madrid iu është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi për shkak të “reshjeve jonormale të shiut”.

Vetëm në kryeqendër të Spanjës, Madrid, zjarrfikësit janë telefonuar 190 herë për të intervenuar në rrugët e vërshuara.

Shumica e shiut, që është sjellë nga stuhia “Dana”, është koncentruar në Cadiz, Tarragona dhe Castello, rajonet bregdetare. /koha

Related posts

OKB-ja alarmon për rrezikun nga një konflikt i ri mes Kosovës dhe Serbisë

Muhamet Ramadani

Fajon me ministren palestineze Shahin: Sllovenia do të vazhdojë mbështetjen për Palestinën

RTI

Pamjet/ Sherr i dhunshëm në një festë në Greqi, plagosen dy nënkryetarë bashkie, shikoni si ‘fluturojnë’ karriget

admin