RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia shpall në kërkim 7 persona

policia-shpall-ne-kerkim-7-persona

Të dielën mbrëma, 7 persona të dyshuar kanë sulmuar fizikisht 3 meshkuj në Skenderaj. Njëri nga viktimat ishte roje pylli ndërsa e gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë pengimit të punës së tij.

Të dyshuarit, siç ka njoftuar pylltari, kanë qenë të armatosur dhe në duar mbanin revole, transmeton IndeksOnline.

“Skenderaj 03.09.2023-21:40 Tri viktimat meshkuj kosovarë janë sulmuar fizikisht nga 7 të dyshuar meshkuj kosovarë. Sipas viktimave, pesë (5) nga të dyshuarit ishin të armatosur me revole. Viktimave u është ofruar tretmani mjekësorë”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti është në procedurë hetimore ndërsa policia ka shpallur në kërkim të dyshuarit.

Related posts

Trump: Putini nuk do të sulmojë territorin e NATO-s

admin

NATO-ja dërgon trupa shtesë në veri

admin

​Lajçak në Beograd takon ministrin e jashtëm Gjuriq, diskutojnë për dialogun

Muhamet Ramadani