RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

vazhdon-gjykimi-ndaj-ish-krereve-te-uck-se

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë sot vazhdon gjykimi në rastin gjyqësor “Thaçi dhe të tjerët”.

Ndryshe në seancat e së hënës, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 20-të të ZPS-së, W04368, një tjetër dëshmitar u paraqit në sallën e gjyqit, ai ka dëshmuar pa masa mbrojtëse.

Dëshmitari është Agim Idrizi, nga komuna e Kaçanikut, po dëshmon për rrëmbimin dhe ndalimin e tij të pretenduar nga pjesëtarët e UÇK-së në vitin 1999.Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill kurse të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

Related posts

Gjermania “dënon” keqtrajtimin nga Izraeli të aktivistëve të flotiljes së ndihmës për Gazën

Kushtrim Guraj

Raund i ri bisedimesh, Kushner dhe Witkoff planifikojnë të takohen me iranianët në Gjenevë

admin

Erdoğan: BE-ja po përpiqet të shkëputet nga Turqia, mund të ndajmë rrugët nëse është e nevojshme

Muhamet Ramadani