RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ngrënia e një sasie të vogël të arrave mund të ndihmojë në uljen e gjasave të prekjes nga depresioni

ngrenia-e-nje-sasie-te-vogel-te-arrave-mund-te-ndihmoje-ne-uljen-e-gjasave-te-prekjes-nga-depresioni

Ngrënia e një sasie të vogël të arrave në ditë mund të ulë rrezikun e depresionit

Sipas një studimi të ri në revistën “Clinical Nutrition” u zbulua se përdorimi i 30 gramëve të arrave në ditë redukton me 17 për qind riskun e prekjes me depresion.

Për studim u përdorën mbi 13,500 britanikë të padiagnostifikuar me depresion ose përdorim të anti-depresantëve, të moshës 37-73 vjeç, nga viti 2007 deri më 2020.

Njerëzit në studim që konsumonin një porcion me arra çdo ditë kishin më pak gjasa që pesë vjet më vonë të kenë fituar depresionin, raporton Healthline.

Rezultatet e studimit sugjerojnë se gjasat e zhvillimit të depresionit janë gjithashtu më të ulëta në mesin e të rriturve me peshë të shëndetshme, mënyrë jetese të shëndetshme dhe atyre që e kanë fizikun e shëndoshë dhe gjendjen psikologjike.

Related posts

Kjo pije thuhet se bën mrekulli për kollën e vazhdueshme dhe është antibiotiku më i mirë natyral – është me tre përbërës që i keni në shtëpi

admin

Nëse keni këtë shenjë në këmbë, urgjent tek mjeku

admin

4 pijet që duhet të shmangni nëse keni tension të lartë

admin