RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite vrasin një palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar

forcat-izraelite-vrasin-nje-palestinez-ne-bregun-perendimor-te-pushtuar

Një palestinez u vra në përleshjet midis forcave izraelite dhe palestinezëve në kampin e refugjatëve Nur Shams në lindje të qytetit Tulkarm të Bregut Perëndimor, njoftoi një zyrtar, raporton Anadolu.

Zyrtari nga Spitali Thabet Thabet, i cili foli për Anadolu në kushte anonimiteti, tha se burri vdiq si rezultat i të shtënave me armë të ushtrisë izraelite.

Dëshmitarët okularë në zonë raportuan gjithashtu konfrontime midis forcave izraelite dhe palestinezëve në kamp.

Përveç kësaj, forcat izraelite përdorën buldozerë dhe shkaktuan dëmtime në automjetet e palestinezëve përgjatë rrugës.

Autoritetet izraelite ende nuk janë pronocuar lidhur me incidentin.

Gjatë disa muajve të fundit, qytete dhe fshatra në Bregun Perëndimor kanë përjetuar bastisje dhe sulme të shpeshta si nga forcat izraelite, ashtu edhe nga kolonët.

Related posts

Kryediplomati turk do të merr pjesë në Këshillin e Ligës Arabe

Muhamet Ramadani

Pas dënimit të djeshëm të ish-krerëve të UÇK-së, gjyqtari Smith nis procedurat për kompensimin e viktimave

RTI

Rast i frikshëm: iku nën ethe futbolli për Shqipëri, la vajzën e mitur vetëm në shtëpi(!)

admin