RTV AHIRETI
Shëndetësi

Cilat janë ushqimet më të mira dhe më të dëmshme për acidin e tepërt në lukth?

cilat-jane-ushqimet-me-te-mira-dhe-me-te-demshme-per-acidin-e-tepert-ne-lukth?

Shumica e njerëzve kanë aciditet të tepërt në lukth herë pas here, por nëse ju ndodh disa herë në javë, mund të keni sëmundje të refluksit gastroezofageal (GERD).

Për shkak të këtyre simptomave, pacientët mund të luftojnë për të zgjedhur ushqimin e duhur për t’i lehtësuar simptomat.

Gjeli i aloe verës qetëson lëkurën, por poashtu ndihmon me aciditetin në lukth. Si një shurup anti-inflamator, shurupi i aloe verës ofron “një trajtim të sigurt dhe efektiv për reduktimin e simptomave të GERD”, sipas Journal of Traditional Chinese Medicine.

Poashtu patatet janë një ushqim i mirë nëse piqen apo zihen, për shkak se nuk ka sasi të madhe të yndyrës dhe aciditetit, raporton Healthy gem, përcjell Klankosova.tv.

Nëse doni të hani fruta zgjedhja më e mirë për ju do të jetë banania në vend të frutave acidike si portokalli, limonët dhe grejpfruti.

Po ashtu në vend të qumështit zgjidhni të pini jogurt sepse balancon aciditetin.

Related posts

Presioni i gjakut mund të ngrihet edhe gjatë natës

Muhamet Ramadani

Ngrënia e darkës në këtë kohë do të ndihmojë në uljen e sheqerit në gjak dhe djegien e yndyrnës

admin

Personat që këshillohen të mos konsumojnë banane

admin