RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti nga Estonia: Kosova e rrezikuar nga sulmet kibernetike, mund të vijnë nga aleatët e Rusisë

kurti-nga-estonia:-kosova-e-rrezikuar-nga-sulmet-kibernetike,-mund-te-vijne-nga-aleatet-e-rusise

Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se Kosova është e rrezikuar nga sulmet kibernetike, të cilat sipas tij, mund të vijnë nga aleatët e Rusisë.

Kurti këtë deklaratë e tha në fjalimin e tij të mbajtur në asamblenë “Open Government Partnership”, ku shtoi se në dritën e sulmeve kibernetike digjitalizimi bëhet edhe më i rëndësishëm.

“Është kënaqësi që të jem ne Estoni. Estonia është një storie suksesi e digjitalizimit. Ajo ua ka lehtësuar jetën qytetarëve të saj përmes digjitalizimit. Në dritën e sulmeve kibernetike, digjitalizimi bëhet edhe më i rëndësishëm. Me internetin që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, qytetarët tanë kane mundësi në marketin ndërkombëtar”.

Ai shtoi se Kosova është e hapur që të mësojë nga aleatët e saj për një demokraci sa më të fortë digjitale.

“Kështu mund ta përmirësojmë efikasitetin e shëndetësisë, gjyqësorit dhe ta rrisim produktivitetin e gjithë ekonomisë. Mirëpo çdo e mirë, ka edhe kërcënimet e saj. Në Kosovë, aleatët e Rusisë kanë tendenca të bëjnë sulme kibernetike. Jemi të hapur të mësojmë nga ju për një demokraci sa më të fortë digjitale”, tha ai.

Ndryshe, Kurti së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, kanë udhëtuar për në Tallinn të Estonisë.

Gjatë ditës, kryeministri Kurti, po ashtu do të zhvillojë një takim dypalësh me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, krahas takimeve tjera.

Related posts

Ekspertët për VOA: Qëndrimet e shoqërive po ndryshojnë në favor të rritjes së pranisë së grave në politikë

admin

Zelensky do t’i drejtohet parlamentit zviceran

rezart morina

Ukraina akuzon Rusinë për “go’ditjen e spitalit të fëmijëve” në Kiev

RTI