RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani uron Policinë e Kosovës: Ata janë gardianë të sigurisë sonë, kurdoherë të gatshëm për t’iu përgjigjur çdo situate

osmani-uron-policine-e-kosoves:-ata-jane-gardiane-te-sigurise-sone,-kurdohere-te-gatshem-per-t’iu-pergjigjur-cdo-situate

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Policinë e Kosovës për ditën e themelimit.

“6 shtatori shënon një moment historik, të rëndësishëm në historinë e Kosovës – ditën e themelimit të Policisë së Kosovës”, ka thënë Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani ka thënë se “Sot Policia e Kosovës është shndërruar në një simbol të përkushtimit, guximit dhe profesionalizmit të palëkundur për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve, pa dallim. Ata janë gardianë të sigurisë sonë, të mbrojtjes së sovranitetit të Republikës”.

Sipas Presidentes Osmani gra e burra të Policisë së Kosovës janë kurdoherë të gatshëm për t’iu përgjigjur çdo situate.

“Gra e burra të Policisë së Kosovës janë kurdoherë të gatshëm për t’iu përgjigjur çdo situate, për ta ofruar ndihmën e tyre dhe për ta mbrojtur rendin dhe ligjin, ndaj një falënderim i përzemërt për secilin prej tyre! Zotimi, përkushtimi dhe profesionalizmi juaj, janë shpresë dhe garanci për qytetarët e Kosovës për një mjedis të qetë dhe të sigurt! Urime dita e themelimit të Policisë së Kosovës!”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Related posts

BE-ja mirëpret marrëveshjen SHBA-Iran, ofron mbështetje për zbatimin e saj

admin

Haradinaj: 129 është numri i AAK-së, Kosova na thërret

RTI

Macron: Do të forcojmë ndëshkimin penal për veprat antisemitike dhe raciste

admin