RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

UNICEF-i kërkon të ndërpritet greva në arsim: Fëmijët të vihen në plan të parë

unicef-i-kerkon-te-nderpritet-greva-ne-arsim:-femijet-te-vihen-ne-plan-te-pare

UNICEF-i ka reaguar ndaj vazhdimit të grevës së arsimit në Kosovë.

UNICEF-i përmes një komunikate për media ka thënë se vonesa në fillimin e vitit të ri shkollor është veçanërisht shqetësuese duke pasur parasysh fokusimin në kompensimin e humbjeve si pasojë e pandemisë me COVID-19.

“Jemi duke e përjetuar një krizë globale në mësimnxënie, me gati dy të tretat e fëmijëve të moshës 10-vjeçare që nuk janë në gjendje ta lexojnë dhe kuptojnë një tekst të thjeshtë dhe privimi i vazhdueshëm i të drejtës për arsimim mund të ketë pasoja serioze në arritjet arsimore, shëndetin mendor dhe mirëqenien e fëmijëve”, thuhet në komunikatë.

UNICEF-i kërkon që të vihet në plan të parë interesi i fëmijëve dhe të kthehet sa më shpejtë procesi mësimor.

Greva në arsim po vazhdon që nga 25 gushti kur Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) shpalli grevën e përgjithshme në sektorin publik.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka bërë të ditur se këtë fundjavë mund të marrë një vendim për fillimin apo jo të procesit mësimor më 3 tetor.

Greva ka vazhduar deri tani për shkak të mosarritjes së ndonjë marrëveshjeje ndërmjet sindikatave dhe Qeverisë për ta ndërprerë atë.

Related posts

Pas zjarreve, breshëri sa një top tenisi godet Siçilinë

admin

Sot mbahet afati i dytë i provimit të maturës shtetërore

admin

Mediat: Presidenti Biden, urdhër ekzekutiv për të ulur numrin e azilkërkuesve në kufirin me Meksikën

admin