Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov vuri në dukje se SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë financiarisht Ukrainën dhe tha se “Luftën do ta zhvillojë pa u shmangur nga asnjë harxhim deri në ukrainasin e fundit”, transmeton Anadolu.
Peskov vlerësoi për gazetarët lajmet se sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mund të deklarojë ndihma të reja për Ukrainën gjatë vizitës së tij në Kiev.
E kemi dëgjuar shumë herë se SHBA-ja ka qëllimin që të ndihmojë sa të jetë e nevojshme Kievin, tha Peskov.
“Me një shprehje tjetër, ata (SHBA) do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën, e cila de fakto ndodhet në situatë lufte, dhe ajo luftën do ta zhvillojë pa u shmangur nga asnjë harxhim deri në ukrainasin e fundit”, shtoi ai.
Më tej Peskov theksoi se këto ndihma nuk do të ndikojnë në “operacionin special ushtarak”.
– Stërvitja ushtarake Armeni-SHBA krijon shqetësim
Duke vlerësuar stërvitjen e përbashkët “Eagle Partner 2023” që Armenia do të zhvillojë në territoret e saj me SHBA-në më 11-20 shtator, Peskov deklaroi: “Sigurisht që këto lajme krijojnë probleme kryesisht në situatën aktuale. Për këtë arsye do ta analizojmë thellësisht këtë lajm dhe do të ndjekim situatën”.
Peskov foli edhe rreth konflikteve që filluan më 27 gusht mes organizatës terroriste PKK/YPG dhe fiseve arabe të cilët ndodhen në presionin e organizatës në qytetin Deir ez-Zor në lindje të Sirisë. “Rusia vazhdon të zbatojë marrëveshjet e Soçit të cilat ende nuk zbatohen plotësisht në Siri. Në të njëjtën kohë Rusia vazhdon linjën e saj për të ndihmuar vazhdimisht qeverinë legjitime të Sirisë në ndërtimin e rendit në vend, në luftën me elementët terroristë”, tha Peskov.