RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite tërhiqen nga kampi i refugjatëve Al-Faria në Bregun Perëndimor, ku vranë 4 palestinezë

forcat-izraelite-terhiqen-nga-kampi-i-refugjateve-al-faria-ne-bregun-perendimor,-ku-vrane-4-palestineze

Ushtria izraelite u tërhoq nga kampi i refugjatëve Al-Faria, që ndodhet pranë qytetit Tubas në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Bastisja e kampit të refugjatëve Al-Faria, në të cilën forcat izraelite hapën zjarr dhe vranë 4 palestinezë, përfshirë dy fëmijë, zgjati rreth dy orë. Forcat izraelite u tërhoqën plotësisht nga kampi.

Sipas informacionit të marrë nga burime lokale, forcat izraelite arrestuan 3 palestinezë gjatë bastisjes në kamp.

Dëshmitarët okularë njoftuan se midis ushtarëve dhe grupeve të armatosura palestineze në kampin e bastisur nga ushtria izraelite shpërtheu një konflikt, ushtria rrethoi kampin dhe vendosi snajperë në pika të ndryshme.

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se ushtria izraelite vrau 4 palestinezë, dy prej të cilëve fëmijë, si pasojë e zjarrit të hapur në kampin e refugjatëve Al-Faria.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se 4 nga 8 të plagosurit ndërruan jetë ndërsa gjendja e të tjerëve është “kritike”.

Related posts

Francë, policia ndërhyn ndaj tifozëve të Marokut që dolën për të festuar fitoren ndaj Portugalisë – VIDEO

admin

Ushtria amerikane transporton nga ajri një reaktor bërthamor

Kushtrim Guraj

Kosovë, hapet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti: Ne jemi këtu për t’i bashkuar njerëzit, ura nuk ka përkatësi etnike

admin