RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pritet aktakuzë ndaj të birit të Bidenit

pritet-aktakuze-ndaj-te-birit-te-bidenit

Prokurorët federalë planifikojnë të ngrenë aktakuzë ndaj të birit të presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, në fund të shtatorit.

Hunter Biden është akuzuar për posedim të armëve si përdorues i drogës, ani pse prokurorët nuk kanë njoftuar se mbi cilat akuza do të jenë të bazuar.

Hunter Biden gjithashtu është duke u hetuar nga prokurorët federalë për marrëveshjet e biznesit. Më i vogli i Bidenit ka qenë cak i hetimeve nga Kongresi që kur republikanët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në muajin janar.

Republikanët kanë bërë përpjekje që aferat financiare të Hunterit t’i lidhin direkt me babanë e tij, presidentin Biden. /koha

Related posts

Ushtria izraelite do të vazhdojë luftën me Iranin pavarësisht deklaratave të Trump për “bisedime produktive”

Hevzi

Rusia: Iz’raeli shkel të gjitha normat e ligjit humanitar në Ga’za

admin

Persët, Perandoria e të Mëdhenjve! Ritet dhe ritualet

admin