RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OBSH: Mbi 1 mijë sulme ndaj qendrave shëndetësore që nga fillimi i luftës në Ukrainë

obsh:-mbi-1-mije-sulme-ndaj-qendrave-shendetesore-qe-nga-fillimi-i-luftes-ne-ukraine

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi se 1.147 sulme janë kryer kundrejt qendrave shëndetësore në Ukrainë që nga fillimi i luftës Ukrainë-Rusi, transmeton Anadolu.

Në një postim nga llogaria e tij në rrjetin social X, Ghebreyesus pasi shprehu keqardhjen e tij lidhur me sulmin e kryer dje ndaj qytetit Konstantinivka të Ukrainës.

Ghebreyesus theksoi se ata kanë konfirmuar 1.147 sulme ndaj qendrave shëndetësore në Ukrainë pas luftës që filloi në shkurt 2022 dhe se këto sulme kanë rezultuar me 104 vdekje dhe 151 plagosje.

“Ky është numri më i lartë i sulmeve që OBSH ka regjistruar deri më tani në ndonjë situatë emergjence humanitare. Sulmet ndaj shëndetësisë dhe civilëve janë të papranueshme dhe duhet të ndalen” tha Ghebreyesus.

Related posts

Përmbytjet në Brazil, 55 të vdekur dhe dhjetëra ende të zhdukur

admin

Turqia në OKB: Gaza është një “thirrje zgjimi” për parandalimin global të gjenocidit

Muhamet Ramadani

FOTO/ Merr fund misteri 81-vjeçar, gjendet nëndetësja britanike e Luftës së Dytë Botërore që u zhduk në vitin 1943

admin