RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përmbytjet në Brazil, 55 të vdekur dhe dhjetëra ende të zhdukur

permbytjet-ne-brazil,-55-te-vdekur-dhe-dhjetera-ende-te-zhdukur

Shirat e dendur në shtetin më jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul, këtë javë vranë të paktën 55 persona, thanë autoritetet lokale të shtunën në mbrëmje, ndërsa dhjetëra të tjerë ende nuk janë gjetur.

Autoritetet thanë se 74 persona ishin ende të zhdukur dhe më shumë se 69 mijë ishin zhvendosur pasi stuhitë prekën gati dy të tretat e 497 qyteteve në shtetin, i cili kufizohet me Uruguain dhe Argjentinën.

Përmbytjet masive shkatërruan rrugë dhe ura në disa rajone të shtetit. Stuhia shkaktoi gjithashtu rrëshqitje dheu dhe shembje të pjesshme të një dige në një hidrocentral të vogël. Një digë tjetër në qytetin e Bento Goncalves është gjithashtu në rrezik të shembjes, paralajmëruan autoritetet.

Në Porto Alegre, kryeqyteti i Rio Grande do Sul, liqeni Guaiba kaloi shratin e tij, duke përmbytur rrugët.

Aeroporti ndërkombëtar i Porto Alegre ka pezulluar të gjitha fluturimet për një periudhë të pacaktuar.

Guvernatori i shtetit Eduardo Leite u tha gazetarëve të shtunën në mbrëmje se Rio Grande do Sul do të kishte nevojë për një “Plan Marshall” për t’u rikuperuar nga stuhitë dhe pasojat e saj, duke iu referuar një plani për rimëkëmbjen ekonomike të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore./abcnews

Related posts

BE: Regjistrimi biometrik mund të pezullohet përkohësisht gjatë periudhave me fluks të lartë udhëtarësh

RTI

Pendarovski: Lufta në Ukrainë solli krizë energjetike dhe sfida të sigurisë

admin

Polonia me një marrëveshje 10 miliardë dollarë do të blejë nga SHBA-ja 96 helikopterë sulmues “Apache”

admin