RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina: Kundërofensiva do të vazhdojë dhe gjatë dimrit

ukraina:-kunderofensiva-do-te-vazhdoje-dhe-gjate-dimrit

Kundërofensiva e Ukrainës ndaj agresorëve use do të vazhdojë në muajt e ardhshëm, pavarësisht se përkeqësimi i motit do të vështirësojë luftimet, tha të shtunën kreu i agjencisë ukrainase të zbuliumit, Kyrylo Budanov.

“Aksionet luftarake do të vazhdojnë në një mënyrë a një tjetër. Në të ftohtë, në shi dhe në baltë, është më e vështirë të luftosh. Luftimet dhe kundërofensiva do të vazhdojë,” tha zoti Budanov.

Kundërofensiva e Ukrainës ka dhënë më shumë rezultat në jug të vendit, ku forcat e mbrotjes kanë arritur të çlirojnë mbi 10 fshatra në tre muajt e fundit.

Forcat e armatosura të Ukrainës po bëjnë “përparime taktike graduale ” kundër vijës mbrojtëse të Rusisë në lindje të qytetit Robotyne, tha të shtunën ministria britanike e Mbrojtjes në njoftimin e saj të përditshëm mbi agesionin rus ndaj Ukrainës.

Kundërofensiva e ndërmarrë nga Ukraina ka qenë më e ngadaltë nga sa pritej për shkak të zonave të mëdha të minuara dhe vendosjes së trupave ruse.

Komentet e z. Budanov, të bëra gjatë një konference për shtyp në Kiev, tregojnë se Ukraina nuk ka ndërmend të ndalë kundërsulmin e saj kur moti të përkeqësohet në muajt në vazhdim.

Rezultatet e kundërofensivës kanë ngritur shqetësime mes përkrahësve të Kievit se Perëndimi mund të përballet me një betejë të vështirë për të vazhduar ndihmën ndaj Ukrainës si edhe mbështjetjen e nevojshme ushtarake që Kievi të vazhdojë luftimet me të njëjtin intensitet. /voa

Related posts

Tre persona rrahin rënd imamin e xhamisë në Lupç të Poshtëm të Podujevës

admin

Hezbollahu kërcënon me sulme të reja nëse Izraeli shënjestron civilët në Liban

admin

Trump takon drejtues të kompanive të naftës për Venezuelën, thotë se “do të bëhet shumë pare”

RTI