RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Tre persona rrahin rënd imamin e xhamisë në Lupç të Poshtëm të Podujevës

tre-persona-rrahin-rend-imamin-e-xhamise-ne-lupc-te-poshtem-te-podujeves

Imami i xhamisë së fshati Lupç i Poshtëm të Podujevës, Zeqir Berisha, është rrahur mbrëmë nga tre persona, të cilët janë arrestuar.

Rastrin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Mbrëmë rreth orës 22:00, policia ka marrë informacionin se në fshatin Lupç i Poshtëm të Podujevës, është gjetur një person i lënduar rëndë”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, personi i lënduar Z.B. mashkull (Zeqir Berisha – imam i xhamisë vr.jonë), është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Podujevës menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arrit të arrestojnë tre persona të dyshuar.

“Personat e arrestuar janë B.M, mashkul 27vjeç, A.M., mashkul 28vjeç dhe Sh.M. mashkul 25vjeç, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndaj tyre është iniciuar rasti vrasje në tentativë”, ka thënë Ahmeti.

Related posts

Kryeministri belg shtrohet në spital pasi humb ndjenjat në një aksident me biçikletë

Muhamet Ramadani

Ukraina sulmon me dron një depo nafte në Rusi, një person i vrarë

admin

Erdogan, ashpër kundër Izraelit: Si po e çon botën në katastrofë…

Irfan Jahiu