RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përmbytjet në Libi, shkon në 150 numri i viktimave

permbytjet-ne-libi,-shkon-ne-150-numri-i-viktimave

Ka shkuar në 150 numri i të vdekurve nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Libi.

“Të paktën 150 njerëz kanë vdekur për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga stuhia Daniel në Derna, në zonat e Jabar Al-Akhtar dhe periferitë e Al-Marj në Libinë lindore,” tha Mohamed Masoud, një zëdhënës i qeverisë.

Në videot e postuara në rrjetet sociale shihen njerëzit duke u ngjitur në çatitë e shtëpive të tyre ose në makina në përpjekje për të marrë ndihmë ndërsa stuhia Daniel goditi qytetet Bengazi, Sush, Al Bayda, Al Marj dhe Derna, duke shkaktuar përmbytje të rënda.

Autoritetet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme, duke urdhëruar mbylljen e shkollave dhe dyqaneve. /abcnews

Related posts

Shafiqur Rahman, lideri i Jamaat-it në Bangladesh: figura që të gjithë duan ta takojnë

Irfan Jahiu

Gaza, palestinezët mbajnë funeralin për 50 personat e vrarë në sulmet izraelite gjatë gjenocidit

Hevzi

Trump: Një armatë e madhe po shkon drejt Iranit! Nëse nuk arrijmë një marrëveshje, do të shohim çfarë do të ndodhë

admin