RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Letoni – Numër rekord migrantësh në kufirin me Bjellorusinë

letoni-–-numer-rekord-migrantesh-ne-kufirin-me-bjellorusine

Letonia ka ndaluar 246 persona të cilët po kalonin ilegalisht nga Bjellorusia fqinje, tha të hënën Roja Kufitare Letoneze.

Sipas Gardës Kufitare, 472 persona u përpoqën të kalonin kufirin e jashtëm të BE-së gjatë tre ditëve të fundit.

“Vetëm dje u ndaluan 246 persona, një shifër rekord brenda 24 orëve”, tha agjencia kufitare e vendit të BE-së dhe NATO-s.

Numri i përgjithshëm i kalimeve të paligjshme të kufirit këtë vit, ka arritur në mbi 7 800, krahasuar me 5 300 vitin e kaluar.

“Lituania pritet të dërgojë 20 roje kufitare në Letoni për të mbështetur fqinjin e saj baltik”, njoftoi agjencia e lajmeve BNS, duke cituar zëvendësministrin e Brendshëm, Arnoldas Abramavicius.

Në Lituani, numri i tentativave të kalimit të paligjshëm të kufirit ka rënë ndjeshëm kohët e fundit.

Një arsye për këtë është gardhi i përhershëm që është ngritur përgjatë kufirit të vendit me Bjellorusinë.

Letonia është në procesin e ndërtimit të një pengese të ngjashme.

Së bashku me Poloninë, Letonia dhe Lituania kanë akuzuar sundimtarin e gjatë të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko për dërgimin e migrantëve në kufirin e jashtëm të BE-së, në mënyrë të organizuar për të ushtruar presion mbi Perëndimin.

Prandaj, tri vendet e BE-së dhe NATO-s kanë forcuar tashmë mbrojtjen e kufijve të tyre me Bjellorusinë. /atsh

Related posts

Holanda paralajmëron se mund të ndalojë pjesëmarrjen në Eurovizion pas përjashtmit të konkurrentit të saj

admin

Ekspertët e OKB-së: Britania duhet të mbrojë fëmijët e pashoqëruar që kërkojnë azil

admin

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, dëshmitari flet për hierarkinë e UÇK-së

admin