RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA-ja lëviz para drejt marrëveshjes për shkëmbim të të burgosurve me Iranin

shba-ja-leviz-para-drejt-marreveshjes-per-shkembim-te-te-burgosurve-me-iranin

Administrata Biden ka hapur rrugën për lirimin e pesë amerikanëve të paraburgosur në Iran, duke lejuar që nga bankat ndërkombëtare të transferohen 6 miliardë dollarë para të ngrira iraniane nga Koreja e Jugut në Katar, pa frikën nga sanksionet nga SHBA-ja, raporton agjencia AP.

Përveç kësaj, si pjesë e marrëveshjes, administrata është pajtuar të lirojë pesë shtetas iranianë të mbajtur në SHBA.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, ka nënshkruar heqjen e sanksioneve në fundjavën e kaluar, një muaj pasi zyrtarët amerikanë dhe ata iranianë thanë se janë dakorduar në parim për shkëmbim. Kongresi nuk është informuar për vendimet deri të hënën, siç ka bërë të ditur “AP”.

Emrat e të burgosurve iranianë që do të lirohen nuk janë bërë të ditur.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, pritet të përballet me kritika nga republikanët, pasi që vendimi për të liruar 6 miliardë dollarë të transfereve bankare do t’i japë një shtytje ekonomisë iraniane. /koha

Related posts

Erdoğan: Alper Gezeravcı shënoi fillimin e një epoke të re për eksplorimin turk të hapësirës

Muhamet Ramadani

“Ne gjithmonë do zgjedhim Tokën”- Mesazhi i astronautes pas rikthimit të komunikimit me anijen kozmike! Artemis II përfundon fluturimin rekord pranë Hënës

admin

Kombëtarja e Iranit në futboll refuzoi të këndojë himnin kombëtar para ndeshjes me Anglinë

admin