RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdoğan i shpreh ngushëllime Libisë për përmbytjet vdekjeprurëse

presidenti-erdogan-i-shpreh-ngushellime-libise-per-permbytjet-vdekjeprurese

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i ka shprehur ngushëllimet kreut të Këshillit Presidencial të Libisë, Mohammed al-Manfi, për përmbytjet vdekjeprurëse në vendin e Afrikës Veriore, transmeton Anadolu.

Në një telefonatë, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë, presidenti turk i tha kreut të Këshillit Presidencual të Libisë se Turqia qëndron gjithmonë pranë popullit “miqësor dhe vëllazëror” libian në “luftën e tyre kundër fatkeqësisë” dhe se ndihma e Ankarasë do të vazhdojë.

Më herët, presidenti Erdoğan tha se Turqia deri më tani ka dërguar në Libi tre aeroplanë mallrash me ndihmë.

“Qëllimi ynë është të sigurohemi që plagët e Libisë të shërohen sa më parë”, tha Erdoğan.

Sipas autoriteteve lokale, numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese në qytetin Derna të Libisë lindore është rritur në të paktën 5.200.

Autoritetet në Libinë lindore theksuan se presin që numri i vdekjeve në Derna do të rritet në mbi 10 mijë mes dëmtimeve masive në infrastrukturën e qytetit.

Related posts

Duda: Polonia do të krijojë korridore për tranzitin e grurit të Ukrainës

admin

Hajdari zgjedh të mbrohet në heshtje për rezervat shtetërore

admin

Garancitë e BE-së do të zhbllokojnë 37 milionë euro për bizneset e vogla në Kosovë

RTI