RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Suedia u heq tabletat fëmijëve në shkolla: pengojnë formimin mendor

suedia-u-heq-tabletat-femijeve-ne-shkolla:-pengojne-formimin-mendor

Suedia ka realizuar një ”surprizë” për fëmijët që janë kthyer në bankat e shkollave. Në vend të tabletave të prezantuara vitet e fundit, në tavolina gjetën libra letre, fletore, fletë letre dhe stilolapsa që përdornin prindërit e tyre, shkruan ll messaggero.it

Ministrja e re e Arsimit, Carlotta Edholm me këto rregulla përmbysi trendin e viteve të kaluara, në të cilat mjetet dixhitale ishin futur tashmë pothuaj kudo.

Ajo që e bindi ministren ishin rezultatet e “Progress in International Reading Literacy Study” (PIRLS), një sondazh ndërkombëtar që përsëritet çdo 5 vjet dhe që mat aftësinë lexuese të nxënësve nga mosha nëntë deri në dhjetë vjeç.

Në vitin 2021 suedezët kishin një rënie prej 11 pikësh në krahasim me vitin 2016 (nga 555 në 544).

Një nga arsyet, sipas ekspertëve, do të kishte qenë pikërisht përdorimi i tepruar i mjeteve dixhitale që lënë më pak kohë për reflektim dhe nevoja për ta bërë të vetën dijen me ngadalësinë që kërkon ky proces mendor. /atsh

Related posts

Osmani në Paris me ftesë të presidentit Macron

RTI

Levy: Qeveria e Netanyahut nuk ka të ardhme

rezart morina

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, çfarë ka ndodhur

admin