RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dubai sekuestron amfetaminë në vlerë 1 miliard dollarë

dubai-sekuestron-amfetamine-ne-vlere-1-miliard-dollare

Policia në Dubai ka sekuestruar 86 milionë pilula të amfetaminës të njohura me emrin “Captagon”.

Këto pilula ishin fshehur nëpër dyer dhe panele dekorative që po transportoheshin me anije. Autoritetet në Dubai kanë thënë se vlera në tregun e zi arrin në 1 miliardë dollarë, ka raportuar AP.

Sekuestrimi i kësaj sasie të madhe është bërë në kohën kur amfetamina është problem i Lindjes së Mesme për shkak të luftës në Siri.

Amfetamina ishte e fshehur në pesë kontejnerë që përmbanin dyer dhe panele. Droga peshonte 13 tonë.

Një pilulë amfetaminë kushton 12 dollarë në Dubai, ndërkaq në Arabinë Saudite kap vlerën e 25 dollarëve.

Siria është trafikantja kryesore e Captagonit shkaku i luftës. /koha

Related posts

Ky fyes i ndërgjegjeve protestuese….

Muhamet Ramadani

Gazetari shtetas kanadez i zhdukur në Gaza

Muhamet Ramadani

Holandë, shumica e qytetarëve nuk u besojnë politikanëve të tyre

admin