Arabia Saudite dërgoi të shtunën avionin e saj të parë ndihmues që transportonte ushqime dhe strehë për viktimat e përmbytjeve në Libi.
Avioni po transporton 90 ton ndihma ushqimore dhe strehimore për t’u shpërndarë për viktimat e përmbytjeve në Libi, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve SPA.
Avioni do të mbërrijë në Aeroportin Ndërkombëtar Benina në qytetin lindor të Bengazit për t’i dorëzuar Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Libiane, tha SPA.
Të premten, i dërguari i OKB-së në Libi, Abdoulaye Bathily tha se vendi i Afrikës së Veriut “nuk mund të përballet i vetëm” me krizën e shkaktuar nga përmbytjet shkatërruese.
Në një deklaratë, Bathily tha se shkalla e dëmeve dhe humbjeve nga përmbytjet që goditën keq rajonin lindor të Libisë “është përtej imagjinatës sonë kolektive”. /mesazhi
King Salman Humanitarian Aid and Relief Center (KSrelief) begins to provide aid to those affected by floods in Libya.#SaudiOnDemand pic.twitter.com/NJqSoJLtbv
— Saudi On Demand (@SaudiTVEN) September 16, 2023