RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Prishtinë

grabitje-e-armatosur-ne-nje-pompe-derivatesh-ne-prishtine

Një grabitje e armatosur ka ndodhur ditën e premte në Prishtinë, në një pompë derivatesh.

Policia njofton se persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur 770 euro, transmeton Telegrafi.

“Ankuesit kanë njoftuar policinë se derisa ishin në vendin e punës në një pompë derivatesh, aty kanë hyrë tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së shkurtë kanë grabitur 770 euro. Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar me një veturë”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u hetuar.

Related posts

Omani dhe Irani diskutojnë për lundrim “të qetë” në Ngushticën e Hormuzit

Irfan Jahiu

Shpërthim në Pejë/ Lëndohen dy persona, policia sekuestron 1 kallash e 90 fishekë në vendngjarje

admin

Johnson përgëzon presidentin Erdoğan për lidershipin e domosdoshëm global të Turqisë

admin