RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mali i Zi, thyhen të gjitha rekordet, gara në shtrirje zgjat një muaj

mali-i-zi,-thyhen-te-gjitha-rekordet,-gara-ne-shtrirje-zgjat-nje-muaj

Gara në shtrirje, e cila e bën Malin e Zi unik në Evropë me këtë event të pazakontë, po thyen të gjitha rekordet këtë vit, raporton Anadolu.

Ndonëse gara pritej të zgjaste disa ditë, gjë që ishte praktikë edhe në vitet e kaluara, katër garuesit më këmbëngulës kanë qëndruar shtrirë për një muaj të plotë.

Sot filloi dita e 31-të e garës, e cila zhvillohet në etno-fshatin malazez Brezna, i cili ndodhet në mes të Nikshiqit dhe Pluzhinës.

Gara ka nisur zyrtarisht më 18 gusht dhe janë regjistruar gjithsej 21 garues. Rekordi deri në këtë vit në shtrirje ishte 117 orë.

Garuesit që luftojnë për çmimin e parë në vlerën 1.000 euro, sipas rregullave kanë tre vakte ditore si dhe të drejtën për të shkuar në tualet çdo 8 orë.

Related posts

“Melania dhe unë nuk flemë në të njëjtën dhomë!”- Detaje nga dëshmia e ish-p*rnostares në gjyqin ndaj Donald Trump: Më tha ‘më kujton vajzën time’

admin

Numri i gazetarëve të vrarë në vitin 2022 rritet për 45 për qind

admin

Ukraina pritet të jetë në fokus të takimeve të Blinkenit me zyrtarë të lartë në Londër

admin