RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dezertorët rusë mund të marrin azil në Zvicër

dezertoret-ruse-mund-te-marrin-azil-ne-zvicer

Nëse ka indikacione për një kërcënim për sigurinë, aplikimet do t’i përcillen shërbimit të inteligjencës për rishikim

Mobilizimi rus ka shkaktuar një tronditje të made te shumë rusë: qindra mijëra syresh po ikin jashtë vendit për të shmangur luftën dhe mobilizimin e detyruar.

Autoritetet zvicerane janë duke vëzhguar situatën me kujdes.

Pothuajse 100,000 rusë kanë ikur në Kazakistan që nga njoftimi i mobilizimit, i shpallur javën e kaluar, transmeton albinfo.ch. Kështu të paktën deklarojnë autoritetet kazake, shkruan nzz.ch. Por refugjatët rusë po grumbullohen gjithashtu edhe në Finlandë, me qëllimin që të largohen nga vendi nga frika e luftës.

Vlerësimi i efekteve të gjithë kësaj në vendet e Evropës Qendrore është ende i vështirë për t’u bërë.

Sekretariati i Shtetit për Migracionin deklaron se deri më tani nuk është identifikuar ndonjë rritje e dukshme e numrit të azilkërkuesve nga Rusia. Që nga fillimi i luftës në Zvicër, më pak se njëzet njerëz në muaj, nga Rusia kanë bërë aplikim për azil.

Ndërsa në shtator, 31 njerëz nga Rusia kanë paraqitur kërkesë për azil në Zvicër.

Ende është e diskutueshme nëse aplikantët rusë kanë shanse për të marrë azil. Refuzimi i luftës në vetvete nuk është arsye për azilin, pati konfirmuar Ministrja e Drejtësisë, Karin Keller-Sutter (FDP), një javë më parë kur ajo prezantoi një marrëveshje për kontrollimin e migracionit me homologun e saj austriak në St. Gallen, transmeton albinfo.ch. Por, çdo aplikim nga shtetasit rusë kontrollohet individualisht.

Po kështu, ndëshkimet drastike nga ana e Putinit mund të jenë shkak për azil.

Sidoqoftë, është e mundur që aplikimet ruse të kontrollohen gjithnjë e më shumë nga Shërbimi i Inteligjencës (NDB). SEM dhe NDB nuk japin numra, por ata thonë: Nëse ka indikacione për një kërcënim për sigurinë, aplikimet do t’i përcillen shërbimit të inteligjencës për rishikim. /albinfo

Related posts

Pakistan, inaugurohet qyteti tendë “Recep Tayyip Erdoğan” i ngritur për të prekurit nga përmbytjet – VIDEO

admin

Konjufca i ashpër me BE-në: Po do me zor t’ia marrë kompetencat Kosovës për Asociacionin

RTI

Sondazhi ndërkombëtar: SHBA, Gjermania dhe Turqia, partnerët më të rëndësishëm të kosovarëve

admin