RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nesrete Kumnova dorëzon kallëzim penal ndaj Veljko Odalloviqit

nesrete-kumnova-dorezon-kallezim-penal-ndaj-veljko-odalloviqit

Udhëheqësja e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nesrete Kumnova, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ndaj Veljko Odalloviqit, i cili gjatë kohës së luftës mbante pozitën e kryetarit të Qarkut të Kosovës.

Kumnova përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se Odalloviqi dyshohet se është i përfshirë dhe mban përgjegjësi komanduese për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.

Odalloviq i cili aktualisht mban postin e kryetarit të Komisionit të Qeverisë së Serbisë për personat e zhdukur, sipas Kumnovës duhet të japë përgjigje për krimet e kryera nga forcat e Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

“Veljko Odalloviq, që gjatë luftës në Kosovë ishte kryetar i Qarkut të Kosovës dhe aktualisht mban pozitën e kryetarit të Komisionit të Qeverisë së Serbisë për persona të zhdukur, dyshohet se është i përfshirë dhe mbanë përgjegjësi komanduese për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit. Veljko Odaloviq duhet të jep përgjigje për krimet e kryera nga forcat e Serbisë gjatë luftës në Kosovë e jo të mbajë përgjegjësi për zbardhjen e tyre”, ka shkruar Kumnova.

Related posts

Putin do vizitojë Turqinë në ditët në vijim

admin

Presidenti maqedonas me vizitë në Kosovë, do të pritet nga Osmani

admin

Fillojnë përgatitjet për gërmime në Kozhle të Serbisë

Muhamet Ramadani