RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nesrete Kumnova dorëzon kallëzim penal ndaj Veljko Odalloviqit

nesrete-kumnova-dorezon-kallezim-penal-ndaj-veljko-odalloviqit

Udhëheqësja e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nesrete Kumnova, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ndaj Veljko Odalloviqit, i cili gjatë kohës së luftës mbante pozitën e kryetarit të Qarkut të Kosovës.

Kumnova përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se Odalloviqi dyshohet se është i përfshirë dhe mban përgjegjësi komanduese për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.

Odalloviq i cili aktualisht mban postin e kryetarit të Komisionit të Qeverisë së Serbisë për personat e zhdukur, sipas Kumnovës duhet të japë përgjigje për krimet e kryera nga forcat e Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

“Veljko Odalloviq, që gjatë luftës në Kosovë ishte kryetar i Qarkut të Kosovës dhe aktualisht mban pozitën e kryetarit të Komisionit të Qeverisë së Serbisë për persona të zhdukur, dyshohet se është i përfshirë dhe mbanë përgjegjësi komanduese për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit. Veljko Odaloviq duhet të jep përgjigje për krimet e kryera nga forcat e Serbisë gjatë luftës në Kosovë e jo të mbajë përgjegjësi për zbardhjen e tyre”, ka shkruar Kumnova.

Related posts

Borrell: Është bërë hap i rëndësishëm për Asociacionin, situata në veri shqetësuese

admin

Kostoja e përmbytjeve në Pakistan mbi 10 miliardë dollarë

admin

Pa’lestinezët në Ga’za po përballen me urdhra evakuimi pothuajse çdo të dytën ditë

Muhamet Ramadani