RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nga sot, Kosova dhe Maqedonia e Veriut me pika të përbashkëta të kalimit kufitar

nga-sot,-kosova-dhe-maqedonia-e-veriut-me-pika-te-perbashketa-te-kalimit-kufitar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se nga sot Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut do të kenë pika të përbashkëta të kalimit kufitar.

Sveçla në Facebook tha se sot ka nënshkruar marrëveshjen e cila sipas tij, do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut, “Han i Elezit – Bllacë” dhe “Glloboqicë-Jazhincë”.

Teksa theksoi se tani e tutje qytetarët do të legjitimohen vetëm në njërën pikë kufitare.

“Nga sot, Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut me pika të përbashkëta të kalimit kufitar.Duke marrë parasysh marrëdhëniet miqësore, bazuar në vlerat e barazisë dhe me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit rajonal, sot kam nënshkruar marrëveshjen e cila do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut, “Han i Elezit – Bllacë” dhe “Glloboqicë-Jazhincë”.Kjo marrëveshje ka për qëllim thjeshtimin e procedurave dhe lehtësimin e lëvizjes së personave dhe automjeteve.Tani e tutje, qytetarët do të legjitimohen vetëm në njërën pikë kufitare”, tha ai.

Related posts

Po kryente shfaqje ajrore në Dubai, rrëzohet avion luftarak! Humb jetën piloti

admin

Escobar përsëritë kërkesën për Kosovën dhe Serbinë: Filloni të zbatoni marrëveshjen e Ohrit

Muhamet Ramadani

Kurti u bën thirrje qytetarëve të votojnë lirshëm në zgjedhjet e 4 komunave veriore

Muhamet Ramadani