RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti u bën thirrje qytetarëve të votojnë lirshëm në zgjedhjet e 4 komunave veriore

kurti-u-ben-thirrje-qytetareve-te-votojne-lirshem-ne-zgjedhjet-e-4-komunave-veriore

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve në katër komunat veriore, të votojnë lirshëm në zgjedhjet e 23 prillit.

Gjatë seancës plenare në Kuvend, Kurti deklaroi se të gjithë votuesit pa dallim, do e kenë sigurinë dhe mbështetjen e shtetit.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve në katër komunat në veri, që të dalin dhe të votojnë lirshëm për kandidatët për kryetar të komunave atje. Është shumë e rëndësishme që atje qytetarët pa dallim, të dalin në zgjedhje. Do ta kenë shtetin mbështetje për këtë gjë dhe ne i bëjmë përgatitjet me krejt çka dimë e mundemi. A është situata sikurse në ndonjë komunë tjetër në Kosovë me shumicë shqiptare e njëjtë?, natyrisht që nuk është, ka dallim. Obstruksionet e Serbisë, janë atje më të mëdha në aspektin e informimit mediatik, por edhe të mbetjeve të strukturave paralele, të cilat janë trashëgimi e regjimit të Millosheviqit”, deklaroi Kurti para deputetëve.

Andaj, sa i përket shtetit të Kosovës, kryeministri Kurti tha se do jenë në ballë të detyrës, e njëherit kërkoi mbështetjen e të gjithë qytetarëve për të drejtën demokratike në katër komunat veriore.

Related posts

Dyshohet se vrau një person nga pakujdesia, lirohet në procedurë të rregullt

admin

Shemben dy ndërtesa në Francë, dyshohet për 10 të zhdukur

admin

Presidentja e KE-së: Mbështesim procesin e integrimit të rajonit në BE

admin