RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Avokati i familjes së 3-vjeçarit: Fëmija është me trauma, punëtoret e kopshtit kryen së paku tri vepra penale

avokati-i-familjes-se-3-vjecarit:-femija-eshte-me-trauma,-punetoret-e-kopshtit-kryen-se-paku-tri-vepra-penale

Avokati Nasim Hasani, përfaqësuesi i familjes Hyseni është deklaruar për rastin e keqtrajtimit të 3-vjeçarit në çerdhen “Gëzimi Ynë”.

Ai tha se prindi i fëmijët ka dhënë intervistë në Policinë e Kosovës derisa shton se 3 punonjëset e kopshit kanë kryer së paku tri vepra penale.

Avokati Hasani thekson se gjendja e fëmijës është jashtëzakonisht e keqe.

“Sapo e dha një intervistë prindi i fëmiut. Videot që janë postuar pa asnjë mëdyshje se punëtorët e kopshtit kanë kryer vepër penale. Përkundër që drejtoria e kopshit ka qenë konstruktive, e komuna që paralajmëroj që do të merr vendime për të, vetë veprimet e punënonjësve kanë qenë shumë të vrazhda duke pasur parasysh fëmijët. Presim nga prokuroria që të veprojë sipas procedurave. Sa e pamë na, janë marrë në intervistë, sipas informacioneve që kemi, provat që kanë grumbulluar tash duhet ti dërgojnë në prokurori e prokurori të vendos për veprën penale. Së paku konsiderojmë që i kanë bërë tri vepra penale. Uroj që kurrë mos të ndodh më kjo. Hera e parë ka qenë që kanë pas problem, fëmija ka trauma. Fëmija tregon se ka qenë edhe i izoluar nga fëmijët tjerë për shkak të hiperaktivitetit që ka. Edhe gjatë natës fëmija zgjohet është me trauma, është në gjendje jashtëzakonisht të keqe. Drejtoresha e kopshtit ka qenë konstruktive e për asnjë moment nuk ka pasur tendencë ta amnistojë askënd. Pamjet i ka dhënë vetë drejtoresha”, tha ai para mediave.

Related posts

Sekretari i jashtëm britanik: Duam që konflikti në Gaza të përfundojë sa më parë

admin6

Vërshimet në Podujevë, rreth 60 shtëpi të Pakashticës mbesin të bllokuara

admin

OKB: Sulmet ndaj rezervuarëve të ujit të pijshëm “të ndaluara rreptësisht” sipas ligjit humanitar

admin