RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani takohet me Alice Albright, flasin për investimet në sektorin e energjisë në Kosovë

osmani-takohet-me-alice-albright,-flasin-per-investimet-ne-sektorin-e-energjise-ne-kosove

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York, ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka takuar kryeshefen ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të MCC-së për zhvillimin ekonomik, respektivisht përmes investimeve në sektorin e energjisë në Kosovë nëpërmjet Programit Kompakt.

Sipas Presidentes Osmani, ky program do të japë kontribut strategjik në përmirësimin e infrastrukturës energjetike, fuqizimin e sektorit privat, si dhe do të nxisë mundësitë ekonomike për qytetarët e Kosovës.

Në takim u diskutua po ashtu edhe për mundësitë që nëpërmjet mbështetjes së tillë të përmirësohet qeverisja dhe të krijohet një mjedis gjithnjë e më i favorshëm për bizneset dhe investitorët e huaj.

Programi Kompakt kap vlerën prej 236.7 milionë dollarësh dhe është investimi më i madh i pasluftës në fushën e energjisë, i cili do të ketë rol strategjik në procesin e tranzicionit energjetik në Kosovë.

Presidentja Osmani ka theksuar se investimet sikurse ky i MCC-së, më shumë se sa vlerën monetare, shpërfaqin raportin e Kosovës me SHBA-të, një aleate strategjike dhe mbështetëse e madhe në të gjitha fazat.

Related posts

Rusia: Franca vazhdon t’i trajtojë vendet afrikane sipas së kaluarës koloniale

admin

Belgjikë, paralajmërim për “valë të nxehti”

admin

Blinken thotë se liderët kosovarë dhe serbë do të bëjnë kompromise të vështira, por përfitimet do të jenë të mëdha

admin