RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Polonia kundërshton ligjin e BE-së për imigracionin

polonia-kundershton-ligjin-e-be-se-per-imigracionin

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki tha se është marrë vendim zyrtar për të kundërshtuar ligjin e imigracionit i cili parashikon shpërndarjen e detyrueshme në çdo vend të Bashkimit Evropian (BE) të emigrantëve në përputhje me “mekanizmin e solidaritetit të detyrueshëm”, transmeton Anadolu.

Në një vlerësim pas takimit të kabinetit, Morawiecki bëri të ditur se në qëndrimin e Poloninë lidhur me çështjen del në pah siguria kombëtare. Ai njoftoi se është marrë vendim zyrtar kundër ligjit të imigracionit i cili parashikon shpërndarjen e detyrueshme në çdo vend të BE-së të emigrantëve në përputhje me “mekanizmin e solidaritetit të detyrueshëm”.

“Kabineti i Polonisë ka miratuar vendim zyrtar i cili synon që t’i dërgojë sinjal të fortë Komisionit Evropian (KE) dhe opozitës së Polonisë se nuk ka pëlqim për migracionin e paligjshëm. Me vendimin e miratuar duam t’i japim mesazh shumë të qartë Komisionit Evropian dhe të gjitha forcave politike se në vendin tonë nuk do të lejohet imigracioni i paligjshëm”, tha Morawiecki.

Marrëveshja e vendeve të BE-së për migracionin

Që nga kriza e migracionit në vitin 2015, BE-ja kërkon zgjidhje për mënyrën se si të shpërndahen refugjatët mes vendeve anëtare dhe si të rikthehen ata të cilëve u refuzohen kërkesat për azil. “Paketa e migracionit dhe azilit” e përgatitur nga KE-ja me këtë qëllim nuk mund të pranohet për shkak të qëndrimeve të ndryshme të vendeve anëtare.

Pasi Franca pranoi “qasjen hap pas hapi” për të siguruar përparim mbi paketën gjatë presidencës së saj të radhës në BE, në takimin e ministrave të Brendshëm të BE-së që u mbajt më 8-9 qershor u arrit marrëveshje me shumicë të cilësuar në elementin e “mekanizmit të solidaritetit të detyruar” në paketë.

Polonia kundërshtoi rregullat që parashikojnë shpërndarjen e detyrueshme të emigrantëve në çdo vend të BE-së në përputhje me mekanizmin në fjalë ose në të kundërtën vendet anëtare do të paguanin 20 mijë euro për çdo emigrant që nuk pranojnë.

Kryeministri polak Morawiecki i cili ka vënë në dukje se qeveria që në fillim ka qenë kundër planit të BE-së për vendosjen e emigrantëve, tha se do të mbajë referendum së bashku me zgjedhjet e përgjithshme që do mbahen më 15 tetor dhe se një nga 4 pyetjet që do t’u drejtohen qytetarëve do të jetë “A e mbështetni pranimin e mijëra emigrantëve të paligjshëm në përputhje me mekanizmin e migrimit të detyruar të vendosur nga burokracia evropiane?”.

Related posts

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Pakistan

admin

Meloni dhe Starmer takohen në Romë, kërkojnë t’i jepet fund lu’ftës në Ga’za dhe zotohet për bashkëpunimin mbi migracionin

admin

Propozohet heqja e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

rezart morina