RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri Rama drejton takimin e nivelit të lartë të KS-OKB-së

kryeministri-rama-drejton-takimin-e-nivelit-te-larte-te-ks-okb-se

Presidenca Shqiptare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka drejtuar sesionin me temë “Respektimi i qëllimeve dhe i parimeve të Kartës së OKB-së nëpërmjet multilateralizmit: Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ukrainës”, raporton Anadolu.

Debati i nivelit të lartë, i cili u drejtua nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u zhvillua me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të anëtarëve të KS-OKB-së, si dhe zyrtarëve të tjerë, përfshirë edhe Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Ndërkohë, takimi i KS-OKB-së filloi me debate mes kryeministrit Rama dhe përfaqësuesit të Rusisë, mbi fjalën e parashikuar për t’u mbajtur në këtë takim nga presidenti Zelenskyy.

Në fjalën e tij, duke iu referuar luftës Rusi-Ukrainë, kryeministri Rama theksoi se “një agresion në zemër të Evropës nuk mund të jetë vetëm problemi i Evropës”.

“Lufta e Ukrainës është një luftë e gjithkujt që aspiron të jetojë në një botë ku kombet janë të lira e të barabarta, ku tërësia territoriale është e patjetërsueshme, dhe e drejta për të jetuar në paqe e padiskutueshme. E kundërta jo vetëm është ditë shkurtër, por tejet e rrezikshme për të gjithë që janë në këtë çati”, tha Rama.

Rama shtoi se “kemi detyrën të ndihmojmë ata që janë në nevojë në këtë drejtim, Ukrainën dhe ukrainasit”.

“Bota po kalon në mënyrë të rrezikshme në një pikë ku mund të kthehet tragjedi për të gjithë ne. Në fakt Rusia e të tjerë janë përpjekjet ta përdorin, apo më shumë ta keqpërdorin, realitetin për të ndryshuar Ballkanin Perëndimor”, tha Rama.

Gjatë qëndrimit në New York, Rama është takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, me të cilin nënshkruan një deklaratë të përbashkët mbi mbështetjen për integrimin e Ukrainës në NATO.

Gjithashtu, Rama është takuar edhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe zyrtarë të tjerë.

Related posts

Reagimi i Kurtit ndaj Prokurorisë Speciale të Kosovës në lidhje me intervistimin e ministres Haxhiu

RTI

Koci: Prej sot spekulimet duhet të ndalen, familja Hajrizi po lëndohet dhe dëmtohet shumë

RTI

Disa qytete ukrainase sulmohen rëndë nga Rusia

rezart morina